Danjel Pepaj, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes së dyfishtë, të Vilson Çutaj dhe Kement Pepaj, ka qenë në hetim edhe në Malin e Zi. Ky fakt u është bërë i ditur autoriteteve tona në përgjigjen e letërporosisë së dërguar në vendin fqinj, për informacion mbi 25 vjeçarin që mendohet se fshihet në Malin e Zi

Burime nga grupi hetimor sqaruan për ABC News, se në përgjigjen e mbërritur një javë më parë, autoritetet malazeze informuan se Danjel Pepaj ka qenë nën hetim prej tyre, por asnjëherë nuk ishte ndaluar apo proceduar për këto vepra penale.

Prej më shumë se një jave, blutë e Shkodrës janë në negociata me familjarë e shokë të Pepajt që të vetëdorëzohet.
Sipas hetuesve, 25 vjeçari Pepaj e njeh më së miri zonën ku qëndron i fshehur, pasi për disa vite ai ka punuar në ndërtim në vendin fqinj

Nën vëzhgim janë mbajtur edhe disa persona të tjerë po në Mal të Zi, me të cilët Pepaj ka pasur kontakte të mëparshme. Ata dyshohen se ndihmojnë 25 vjeçarin me veshje e ushqim