Sot në mesditë, flamuri Kombëtar në Koshare është hequr nga një prift serb. Por tashmë, nga videot e publikuar në mediat sociale, duket se flamuri është rikthyer në vendin ku ishte më parë.

Lidhur me rastin, policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti” prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte qenë atje që nga koha e luftës. s.b /abcnews.al/