Gazetari, Simon Shkreli ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes ku humben jeten dy kushërinjte, Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt.

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” Shkreli tha se autori Daniel Pepaj nuk është arratisur drejt Malit të Zi dhe ndodhet shumë pranë vendit të ngjarjes, aty ku është edhe lokacioni i fundit i telefonave të dy vik..timave

“Banorët kanë informacion edhe për parcelat. Nuk them se ka pasur gjithë territori i Malësisë së Madhe. Maksimumi i parcelave ka pasur maksimumi 50 rrënjë. Ka vende me shumë ujë dhe prandaj mblidhen këto miniparcela. Në bazë të informacioneve që unë kam, autori nuk është larguar drejt Malit të Zi. Dy telefonat celular që i janë marrë vik..timave ka qënë aktiv deri në orën 4 të pasdites së dielë shumë afër zonës ku ka ndodhur ngjarja tha Shkreli