Gazetari Elvis Nabolli ka rrëfyer një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Shkrelit, zonë për të cilën thotë se është një nga vendet ku mbillet më shumë hashash

Ai tregon se disa policë mbetën të bllokuar për orë të tëra në këtë zonë, pasi kishin zbuluar 15 mijë rrënjë

Gazetari thotë që në këto zona kultivuesit qëllojnë me ar..më në drejtim të policisë dhe FNSH, pasi duan ti trembin në mënyrë që efektivët të mos i shkatërrojnë parcelat e tyre

“Shkodra ka një traditë në kultivimin e kan.abis, që në vitin 1994 në zonën e Mazrekut. Është kultivuar nga emigrantët dhe më pas nga banorët e zonës. Malësia e Shkrelit ka qenë një nga zonat më të mbjella me ka..nabis. Policia arrestonte fermerët e kerpit dhe jo këta që mbillnin hashash. Në 2008 për disa orë kanë mbetur të bllokuar disa oficerë policie pasi kanë gjetur 15 mijë rrënjë kan..abis. Është qëlluar në drejtim të policisë dhe FNSH

Sa herë që ne kemi qenë kemi dëgjuar krisma për të trembur policinë për të mos lejuar prishjen e bimëve” tha gazetari në “Opinion”