Këtë të martë COVID-i në vendin tonë ka shënuar një rekord të ri, që nuk ishte parë në vendin tonë gjatë javë të fundit. 182 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, shifër kjo që vjen si rezultat i një numri të lartë testimesh të kryera, më konkretisht 1055. Edhe numri i të viktimave vijon të mbetet i lartë. Në buletinin ditor Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë humbur betejën me këtë virus 5 pacientë në 5 qytete

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana” njofton Ministria

Shqetësuese vijon të mbetet situata në dy spitalet COVID në Tiranë. “Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, teksa numri i të prekurve në 24 orë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të shëruarit. “Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë” njofton ministria.

Nisur nga shifrat e larta që janë regjistruar gjatë javëve të fundit, ekipi i ekspertëve ka vendosur mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambientet jashtë. Ky rregull i ri hyn në fuqi nga dita e enjte, ku në rast mos zbatimi, qytetarët do të gjobiten nga 2-5 mijë lekë. Gjoba do të vendoset në faturën e drita, ndërsa për bizneset do të “vilet” në rrugën tradicionale