Të shtë.na me a.rmë zja.rri janë regjistruar ditën e sotme në Shkodër në drejtim të makinës së policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, ku ka mbetur i pla.gosur Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj si dhe babai i tij Xhelal Hasanaj

Si pasojë e të shtënave janë pl.agosur rëndë babë e bir, ku burime për Faxweb bëjnë me dije se Xhelal Hasanaj ka dy pl.umba në gjoks dhe është aktualisht në koma farmakologjike. E rëndë është situata shëndetësore edhe për Shefin e Policisë Bashkiake, i cili ka marrë dy pl.umba në kokë dhe një në hundë dhe ndodhet në spitalin e Traumës duke luftuar me jetën.

Policia njoftoi se shefi i Policisë po udhëtonte në makinë me babain e tij dhe bashkëshorten, Vjollca Hasanaj 29 vjece, ndërkohë që janë q.ëlluar nga një motorr në ecje

Bëhet me dije se babë dhe bir janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërkohë që 29 vjecarja është një gjendje të mirë.

Mentor Hasanaj nuk rezulton të ketë pasur konflikte, por mund te jetë edhe për shkak te detyrës