Nazmi Hasanaj, xhaxhai i shefit të policisë që iu bë ate.ntat mesditën e sotme, ka rrëfyer se nipi i tij, Mentori, nuk ka pasur asnjë konflikt. Në një prononcim për AbcNews, Hasanaj tha se në Koplik, edhe me gruan të zihesh e merr vesh gjithë vendi dhe për pasojë, nuk i ka rënë në vesh asnjë fjalë për Mentorin dhe babain e tij, të dy të pla.gosur rëndë, nga ate.ntati i sotëm.

Na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit. Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë

Nuk ka pasur asnjëherë konflikte. Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit. Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. Ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhajte, por përgjithësisht stabël është” përfundoi ai