Pandemia e koronavirusit ka pushtuar skuadrën e Vllaznisë. Në 24 orët e fundit burime bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitiv edhe katër futbollistë të tjerë, duke e çuar në 7 numrin e lojtarëve të prekur

Së fundmi të infektuarit janë Herald Marku, Aleksander Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba. Ndërkohë më herët të prekurit nga COVID19 ishin Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha

Vlen për tu theksuar se pavarësisht infektimit futbollistët gëzojnë gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kjo nuk do të ketë ndikim në kampionat pasi ende nuk ka nisur për shkak të bojkotit