Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi është shëruar nga COVID-19 dhe ditën e sotme ka marrë pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të luftës së Koplikut. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe presidenti Ilir Meta i cili nuk i kurseu batutat kur u takua me Voltana Ademin duke i thënë se “qenke shumë mirë, si kokrra e mollës”.

Voltana Ademi rezultoi pozitive rreth 20 ditë më parë por që tashmë e ka fituar betejën e saj. Në një intervistë për Repeot Tv, Ademi foli për herë të parë nga karantina duke thënë se 8 ditët e para të sëmundjes ishin të rënda me temperaturë, ethe dhe këputje.