Pas disa ditësh e infektuar me COVID19 specialistja e Institutit të shëndetit Publik Silva Bino është shëruar nga virusi. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastarliu, e cila thotë se Bino tashmë ka dalë nga spitali

Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1 Të presim me padurim?? shkruan Ministrja.

Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik u infektuaa me COVID19 më 28 shtator. Ajo u shtrua menjëherë në spital pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua