Gjatë fjalës së tij për mediat mëngjesin e sotëm, Rama komentoi me batutë dhe deklaratën e ministrit Blendi Klosi për përhapjen e koronavirusit përmes valëve të muzikës.

Ai tha se toni i debateve nëpër studio duhet të ulet pasi rrezikon përhapjen e virusit

Në përfundim të fjalës së tij, Rama ndau edhe një batutë me gazetarët për deklaratën e ministrit Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin Covid19

“Të mërkurën do të publikohet akti normativ edhe me shqetësimet tuaj specifike, po sikur të ulej pak zëri nëpër studio, duke mbajtur parasysh edhe këshillën e ministrit për punën e valëve do të ishte edhe kjo një punë e madhe” tha Rama