Kërkesat për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian + kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, pasi ishin reduktuar ndjeshëm në periudhën e karantinës.

Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Europiane e Azilantëve (EASO) në korrik, kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikime nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%

Me fillimin e karantinës dhe bllokimin e rrugëve ndërkufitare, kërkesat për azil ranë ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 90 në maj. Për 7 mujorin, aplikimet ranë me 72%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Por, në korrik, Shqipëria, ndonëse është e 14-a për aplikimet për azil në numër, u rendit e dyta, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të EASO dhe popullsisë përkatëse të vendeve kryesore azilante të përpunuara nga Monitor.

Siria është e para në botë, me 35 aplikime për azil për 100 mijë banorë. Shqipëria vjen e dyta, pasi ndonëse në numër ka më pak aplikanë se Afganistani, Venezuela, Kolumbia

Iraku, Pakistani, Turqia etj, ka një popullsi shumë më të ulët. Në korrik, nga vendi ynë kishte gati 18 aplikime për 100 mijë banorë

Në vend të tretë është Gjeorgjia (14.4) më pas Venezuela (13.3) dhe i pesti është shteti tjetër shqipfolës, Kosova, me 10.2 aplikime për 100 mijë banorë në korrik. Shqiptarët janë këmbëngulës për të ikur, teksa sipas EASO kanë një numër të lartë riaplikimesh