Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, përmes një postimi ironik në facebook, është treguar i ashpër me kryeministrin Rama duke i dërguar një mesazh me fruta ekzotike. Duke i përmendur mënyrat se si kryeministri Rama ka arritur të fitojë dy mandatet e mëparshme, Ndoka shprehet se këtë fushatë që e ka nisur me ‘retorikën’ e shalqive dhe kungujve do ta përmbyll në 25 Prill me një banana të future ‘aty ku nuk thuhet’

“Mandatin e parë e fitoi me super mashtrime e trillime. Mandatin e dytë, me tepsi, kazan, timon, korrupsion, trafikim, blerje e vjedhje votash.

Mandatin e tretë, e filloi me shalqi e kunguj, por më 25 Prill do përfundojë me një banane aty ku nuk thuhet.., në “bythë”