Ademi është një nga emrat e propozuar për kandidate në Shkodër, e për këtë ajo shprehet se falenderon PD për vlerësimin por shton se momentalisht do të çojë deri në fund detyrën që ne i kanë dhënë qytetarët në krye të bashkisë.

“Falenderoj PD për vlerësimin që më bën duke më bërë pjesë të një liste të përfaqësuesve politike të një qyteti. Unë aktualisht jam kryetare e bashkisë Shkodrës por në fund të fundit ky është edhe një vlerësim tjetër që më jepet.

Në kushtet që jam kam detyrën që ne emër të qytetarëve të vazhdoj të administroj bashkinë. Vlerësoj atë që ka bërë PD, është hera e parë që ndodh” shtoi ajo.