Pak ditë më parë në fshatin Romajë të Prizrenit një veturë ka goditur tri këmbësore

Në filmimet të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale shihet se vetura ka goditur fëmijët të cilët sipas informacioneve nga policia ishin duke shkuar në shkollë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, tha për mediat kosovare se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa vetëm njëra nga këmbësoret e përfshira në aksident është paraqitur për trajtim mjekësor dhe pastaj është dërguar për në shtëpi