Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë të premten takimin e radhës por jo në Shkodër.

BalkanWeb mëson se takimi do të mbahet më 2 tetor, ora 11 00 në Tiranë, saktësisht Pallati i Kongreseve

Takimi në fakt ishte planifikuar të mbahej në Shkodër, por duket se palët kanë ndryshuar mendje dhe do spostojnë takimin në Tiranë. Shqipëria do ketë po të njëjtin kryeministër, Edi Ramën kurse Kosova vjen me risi pasi ka kryeministër Avdullah Hotin, tashmë prej qershorit në detyrë.