Nje telefonate në sallën operative të Policisë së Shkodrës, ka vënë në levizje uniformat blu, dhe forcat Shqiponja. Telefonata vinte nga lagjia Dergut ne Shkoder ku është denoncuar se disa persona ishin përfshirë në një konflikt me ar.më

Kjo ka bërë që dy mikrobuz te forcave shqiponja të Policisë së Shkodrës, dhe tre automjete të patrullës së rëndit në Policinë e Shkodrës të rrethojnë të gjithë zonën

eetimes ka ndjekur nga afër të gjithë aksionin, ku pas mbërritjes së efektivëve të policisë është bërë i mundur shoqërimi i disa përsona të cilët ishin përfshirë në këtë kon.flikt

Por pavarësisht ndalimit personave nuk është gjetur a.rmë nderkohë që policia e Shkodrës po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes /eetimes/