Paralajmëruan protestë para QSUT, mjekëve iu refuzohet kërkesa

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.

Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid Nga ana e tyre, mjekët kanë kërkuar rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit

“BalkanWeb” mëson se shkresa është firmosur nga mjekët, Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa, Alban Dibra si dhe Gentian Stroni. Po ashtu mes mjekëve që kanë firmosur është dhe Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Arvin Dibra si dhe Amarildo Belshi

Kërkesat e mjekëve:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Personeli shëndetësor të çdo niveli ti sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.