Thuhet se dashuria e prindërve për fëmijët e tyre është e pashk atërrueshme. Po, kur ke një fëmijë, duhet të kujdesesh për të, jo nga detyra, por nga instikti.

Prindërit i duan fëmijët, i mbrojmë, i ushqejnë dhe kujdesen derisa sa të kenë fyrmë për ta. Por sipas një studimi është vërtetuar se prindërëve shpesh u del gjumi natën sepse janë të shqetësuar për fëmijët e tyre edhe kur ata janë në moshë madhore dhe të martuar madje.

Një studim në këtë drejtim u krye nga Amber J. Seidel i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë dhe është botuar në The Journal of Gerontology. Në fund të këtij studimi u zbulua se prindërit vazhduan të humbnin gjumin e tyre nga shqetësimi për fëmijët e tyre, madje edhe të rriturit.

Për këtë qëllim, një kampion prej 186 personash ishte subjekt i këtij studimi dhe një shkallë midis 1 deri në 8 u përdor për të përcaktuar llojin e mbështetjes që prindërit i japin njëri – tjetrit fëmijëve të tyre. Kjo shkallë përfshin mbështetje ditore ose vjetore, duke filluar nga bisedat e përditshme emocionale deri te mbështetja financiare nga prindërit