Gazetari Artan Hoxha është i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News ku ka zbuluar se grupet kri..minale shqiptare kanë filluar të operojnë në Republikën Domenikane gjatë kohëve të fundit, ndërsa sqaroi se personazhet më të pasur në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë

Hoxha/ Italia është vendi më i afërt i joni, kështu që shtrirjen e parë shqiptarët e kanë aty. Numrin më të madh të emigrantëve e kemi në Itali dhe Greqi. Sigurisht duke qenë prezentë në Itali, jemi marrë që nga tr.afiku i klandestinëve, prost..it..ucionit, armatimit, dalëngadalë grupet tona krijuan njohje. Grupet shqiptare zëvendësuan punën e grupeve italiane dhe nëse kishte një god.itje, ata i shpëtonin por njëkohësisht merrnin përqindje të aktivitetit të shqiptarëve.

Aktualisht shqiptarët në Itali janë pikë referimi sepse duke shkuar në vendin e origjinës. Pasi konsoliduam pozicionin tonë në trafikun e her….oinës, sigurisht që objektiv u bë d..roga që sjell paratë më të mëdha sot, kok…aina. Sot personazhet më të pasur në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë. Njëri njihet si filani i Brazilit, i Kolumbisë etj. Këto 2 vitet e fundit ka dalë në skenë Republika Domenikane ku janë vendosur shqiptarët.

Duke patur parasysh këtë lloj hierarkie që kanë grupet krim…inale shqiptare, shoh vëmendjen që kanë mediat e huaja për ta.

Emisioni "Aktualitet" nga Bejdo Malo, te ftuar: Artan Hoxha dhe Gerd Xhanari

Emisioni "Aktualitet" nga Bejdo Malo, te ftuar: Artan Hoxha dhe Gerd Xhanari

Posted by Fax Web on Wednesday, September 23, 2020