Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 50 vjeçarin Hilë Simoni, i cili futi nën gomat e makinës fqinjen e tij Kaltrinë Hilën duke i thyer këmbët.

Përplasja u raportua fillimisht si aksident, por nga hetimet rezultoi se 55 vjeçarja u aksidentua me qëllim nga fqinji, pas debatit që patën verbalisht.

Gjatë deklaratës së tij në seancën gjyqësore, Simoni ka thënë se ngjarja ka qenë aksidentale, pasi nuk ka mundur të kontrollojë mjetin për shkak të rrugës pa standarde. Mësohet se 50 vjeçari ka thënë në gjyq se: “Djali im të ishte nuk do të kisha mundur të shmang aksidentin.

Përsa i takon debateve mendohet se ato i kanë pasur të mbyllura prej kohësh, para 1 jave bashkëshorti i Katrinës ka konsumuar kafe së bashku me Hilen në prezencë edhe të personave të tjerë.

Avokati ka kërkuar masë lehtësuese “arrest shtëpie” pasi sipas tij Hile Simoni prej 5 vitesh është me sëmundje pulmonare. Gjykata se ka marrë parasysh kërkesën duke e lënë në arrest me bu.rg.