Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e sotme virtuale projekt – relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”

Në këtë mbledhje është shënuar edhe një incident pasi në një moment u dëgjua një telefonatë.

Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom” në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit i cili thotë: Pse ça bëra unë

Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka