Mesa duket presidenca gjermane në Bashkimin Evropian e ka të qartë se Maqedonia e Veriut është shumë para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ministri gjerman për Çështje Evropiane, Michael Roth, tha sot se presidenca gjermane e BE-së është duke punuar për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut para fundit të muajit dhjetor të këtij viti.

Ai kërkoi që vendet anëtare të mos paraqesin kushte shtesë ndaj Shkupit, duke aluduar këtu në disa kërkesa të Bullgarisë që në kornizën negociuese të përfshihen edhe disa çështje dypalëshe.