Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 150 raste të reja me koronavirus, nga 809 testime të kryera për të dyshuar

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit dy qytetarë nuk kanë arritur të fitojnë betejën me virusin, një 75 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Shkodra.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Sakaq, 55 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6995 numrin e të shëruarëve që nga fillimi i epidemisë.