Klubet e Kategorisë Superiore, kanë zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për të bojkotuar javën e dytë të kampionatit.

Të gjitha skuadrat kanë zbritur në fushë në të 5 stadiumet, teksa kapitenët e të gjitha skuadrave kanë lexuar letrën me 4 kushtet që kërkojnë të plotësohen për tu rikthyer në fushë.

Keshtu ka ndodhur edhe me ekipin e Vllaznise i cili ka udhetuar drejt Korçes per te respektuar kalendarin e javes se dyte te kampionatit, kur do te luante ndaj Skenderbeut

Shkodranet nuk kane derguar ne Korçe ekipin e pare por ate U19 dhe para fillimit te ndeshjes, kapiteni i tyre dhe ai i Skenderbeut kane lexuar nga nje deklarate ne lidhje me situaten e krijuar ne futbollin shqiptar

Vllaznia ne fakt ka qene me e penalizuara nga ky vendim sepse i eshte dashur te udhetoje me larg se gjithe ekipet e tjera, por e ka bere me deshire per te respektuar vendimin qe vete ajo dhe nente klubet e tjera kane marre per te bojkotuar kampionatin