Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të SHBA së, Ruth Bader Ginsburg ka vdekur pas një beteje me kancerin e pankreasit, njoftoi gjykata të premten. Ajo ishte 87 vjeç transmeton Anadolu Agency AA

Ginsburg vdiq në shtëpinë e saj në Washington nga ndërlikimet nga kanceri. Ajo ishte e rrethuar nga familja, tha gjykata në një deklaratë. Ajo pas vetes la dy fëmijë, katër nipër dhe dy stërnipa.

Burri i Ginsburg, Martin David Ginsburg, vdiq në vitin 2010 Kreu i Gjykatës, John Roberts e përshkroi Ginsburg si një juriste me shërbim historik.

Ne në Gjykatën e Lartë kemi humbur një kolege të dashur. Sot ne jemi të pikëlluar, por me besim që brezat e ardhshëm do ta kujtojnë Ruth Bader Ginsburg ashtu siç e njihnim, një kampione e palodhur dhe e vendosur e drejtësisë, tha Robert.

Ginsburg shërbeu si një njeri i palëkundur midis krahut liberal të gjykatës pasi u emërua nga ish presidenti Bill Clinton në vitin 1993.

Vdekja e saj vjen gjashtë javë para ditës së zgjedhjeve dhe ka të ngjarë të fillojë një betejë të egër pasi presidenti i SHBA së, Donald Trump pritet të nxitojë për të plotësuar vendin e saj të lirë para 3 nëntorit.