Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar ashpër në lidhje me heshtjen e qeverisë përballë krizës së refugjatëve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Topalli shprehet se dikur ishin shqiptarët në vendin e atyre refugjatëve. Ajo shprehet se ata duhen ndihmmuar dhe se fëmijët janë të pafajshmë.

“Nuk dua as para as ushqim. Vajza nga Afganistani shperthen ne lot pasi kapet nga policia shqiptare. Nuk jemi terroriste!

Dikur ishim ne shqiptaret….. me sa duket ne harrojme shpejt. Ata duhen ndihmuar, se femijet jane te pafajshem

Jane dëshmitare te nje tragjedie te papare! Shteti shqiptar mund t ia lehtesoje dramen.

Po si nuk flet asnje as per kete krize te refugjateve..?!!!! shkruan Topalli në postimin e saj

Kujtojmë që policia ditën e sotme ka kapur 6 emigrantë në Pogradec, prej të cilëve 3 ishin fëmijë dhe ku shfaqej një nga vajzat në lot dhe shprehej se donte një jetë më të mirë