Presidenti Ilir Meta ka dalë sot me një thirrje të fortë ndaj palëve politike, duke iu thënë që të hapen listat 100% për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Meta ka ndarë një video, ku ish ministri Kastriot Islami zberthen formulën e re të Ramës për zgjedhjen e deputeteve.

Meta po ashtu thekson se “mjaft e kanë degraduar Kuvendin kështu se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme”

Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.

Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit” shkruan Meta