Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën “Opinion” thotë se ndryshimi për vendin do të nisë pas 25 prillit, kur në zgjedhje PD do të korrë një fitore plebishitare, ndërsa PS do të jetë vetëm forcë e tetë

Shteti nuk funksionon. Në 8 vite qeveri është treguar se Rama kriminelët dhe banditët i ka miq. Një gjë të tillë e faktojnë edhe deputetët e kriminalizuar që futi në Parlament. Sot askush nuk është i sigurt të dalë nga shtëpia në orën 00:00 të natës. Askush nuk është i bindur ta çojë fëmijën në shkollë dhe aty të mos gjejë drogë.

Opozita e Bashkuar është sot më e fortë se kurrë, ne do shpartallojmë bandat dhe krimin e organizuar sapo të vijmë në pushtet. Këtu bëhet fjalë për një revolucion demokratik. Sondazhet e nxjerrin PD shumë më lart se PS.

Nuk ka asnjë shqiptar që i ha më mashtrimet e tyre. PS del parti e tretë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Askush që ka qenë në spital nuk e voton Ramën, asnjë student nuk e voton me tarifat e shkollës që vetëm iu janë rritur, asnjë fermer nuk e voton. Ai e di mirë, bën sondazhet e veta, ndaj edhe ka lëvizur nga Vlora se i ka parë edhe ai sondazhet” tha ish deputeti