Ish kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj është dènùar me 4 vite bùrg pasi ákùzohet për veprën penále “Shpërdòrim Detyre”

Të përfshirë nën ákùzën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shëngjinit janë edhe zyrtarë të tjerë. Gjykata e Lezhës dha vendimin 3 vite bùrg për ish-drejtorin e Hipotekës Artan Djala, 4 vite bùrg për ish kryetarin e Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, 1 vit bùrg për nën kryetarin e Bashkisë, Enver Hafizi

I pafajshëm është shpallur ish futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj. Fran Frrokaj ishte kryetar i Bashkisë së Lezhës me Partinë Demokratike i zgjedhur në vitin 2015. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u árrèstua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, por më pas gjykáta vendosi që të hètohet në gjendje të lirë

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lezhe me vendimin e dates 17.09.2020 ka vendosur si me poshte

Deklarimin fajtor të pandehurit Fran Frrokaj për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite e dënon me 4 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh

Deklarimin fajtor të pandehurit Enver Hafizi për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 1 vit burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh

Deklarimin fajtore të pandehurës Juxhina Mema për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal e në bazë të kësaj dispozite të dënohet me 3 vite burgim, si dhe në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vitesh