Zgjedhjet e 25 Prillit dhe mesazhet nga forcat politike tashme kane nisur qe te jepen, duke konfiguruar edhe formacionet qe do te garojne ne keto zgjedhje. Nese ne radhet e demokrateve ato jane ende ne faze “zgjedhjesh” te brendshme tek socialistet, tashme Rama ka zgjedhur te besuarit e tij te pakten koordinatoret e qarqeve te cilet do te udheheqin fushaten per zgjedhjet parlamentare.

Por vizita e Kryeministrit ne Shkoder, nuk ka kaluar pa pakenaqesi ne radhet socialisteve te qytetit kryesisht.

Ky imazh i shpërndarë nga Rama ka provokuar një varg reaksioni zinxhir tek socialistët e qytetit kryesisht, të cilët të djegur disa herë, e së fundmi nga precedenti “Valdrin Pjetri” janë të irrituar për këtë situatë.
Vete i deleguari i Rames per Shkodren, Ilir Beqaj shihet si manover per te ruajtur supermacitetin e Tom Doshit ne kete qark, madje ka edhe nga ata te cilet mendojne se Beqja erdhi ne Shkoder me vete bekimin e ketij te fundit, pasi dihen perplasjet e deputetit me ish Ministrin e Jashtem Ditmir Bushati.

Ka rënë në sy, në këtë takim mungesa e Senida Mesit, e cila i përket pjesës së qytetit, asaj logjike të një lidhje mes anës së socialistëve të vjetër por edhe qytetarëve, e që duket se ky është një sinjal i rëndësishëm.
Nese hedhim nje sy edhe ne zgjedhjet e kaluara, Rama kete taktike e ka zgjedhur qe ne vitin 2013, me pas ne 2019 e cila ishte nje nga levizjet qe i kushtoi edhe Bashkine e Shkodres

A po vijon sërish Edi Rama të mbajë logjikën e ndjekur gjithë këto vite ku të fortët do ta kenë preferencën.

Ky eksperiment i ka nxjerrë problematika edhe kur ka arritur rezultat. Mjafton të cekim rastin “Valdrin Pjetri” apo edhe kryebashkiaku ne Vau Dejes i cili ende eshte ne fije te perit ne pritje te letrave nga drejtesia italiane, kanë qenë autogola për mazhorancën, ndërkohë që i kanë ulur numrin e votave në Bashkinë e Shkodrës, ku mjaft elektorat i majtë edhe nuk kanë votuar.

Beqaj mori përsipër të bënte një bashkim të socialistëve që ka ardhur edhe pas problemeve të sjella edhe si pasojë e largimit të Ditmir Bushatit, apo edhe prej telasheve që Bushati solli brenda socialistëve. Fakt është që ky i fundit nuk i ka pasur marrëdhëniet e mira me Tom Doshin. Siç është fakt qe Senida Mesi dhe elektorati qe e mbeshtet dhe perfaqeson kane pritshmeri te tjera mbi konceptin e shtetformimit, manaxhimin publik dhe te burimeve njerezore, me nje qasje totalisht te ndryshme nga deputeti Doshi.

Atëherë përse Rama vijon ti promovojë !!!

Edhe pse ka ende kohe deri ne perpilimin zyrtar te listave te kandidateve per deputete, per socialistet e Shkodres keto zgjedhje pervec nje beteje per nje mandati te trete, do te kene edhe nje tjeter sfide ate te ndarjes njehere e mire, nga kandidate qe nuk i perfaqesojne, qe perfaqesojne pjesen e shendoshe dhe intelektuale te qytetit.

Ngelet per tu pare nese Rama kesaj here do te zgjedhe pikerisht kete pjese, ato te cilet i besojne dhe e votojne apo do te shkoje serish drejt intereseva dhe lidhjes me nje tjeter bote te nendheshme qe Shkodra e njeh mire