Një foto në mediat sociale ka alarmuar edhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Ish ministri ka postuar disa foto të një drejtuesi automjeti, ku pas makinës së tij duket i lidhur një qen, ndërkohë që mjeti është në lëvizje.

Tahiri e ka quajtur si neveritëse pamjen e drejtuesit të automjetit me këtë gjest ka vrarë qenin e lidhur pas makinës, duke shtuar se kafsha është ai në timon.