“World Academy Tirana” është shkolla private në kryeqytet, në të cilën studiojnë fëmijët e ministrave, deputetëve dhe socialistëve. Shkolla është në pronësi të Mirlinda Çelmetës dhe procesi mësimor në të zhvillohet si në shkollat në SHBA. Një vit shkollor në të nuk kushton pak, por 7 8 mijë euro. Kjo është edhe një nga arsyet që të janë “grumbulluar” fëmijët e VIPave dhe njerëzve të maxhorancës

Por, kush studion në këtë shkollë shumë të shtrenjtë

Dosja.al raportoi ditën e djeshme, se djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho Rama studion në këtë shkollë. Ai dje nisi klasën e parë dhe tashmë babai i tij do të paguajë deri në 8 mijë euro në vit për studimet e të birit. Rama zgjodhi që djali i tij të studionte në një shkollë private dhe pse çdo ditë bën propagandë për shkollat publike

Por jo vetëm kaq. Dosja.al mëson se në këtë shkollë studion edhe djali i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Drini. Po kështu, në të studiojnë edhe fëmijët e Damian Gjiknurit dhe Ditmir Bushatit

Pra, “World Academy Tirana” është shkolla në të cilën rekrutohen fëmijët e socialistëve. Ajo është cilësuar si një nga shkollat më të shtrenjta në vend