Si sot 22 vite më parë, pra 13 shtator 1998, në spitalin ushtarak është zhvilluar një nga aktet më spektakolare të mbulimit të një ngajrje e cila eshte cilesuar si ngjarja e shekullit

Ish kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha, vetëm pak orë pasi humbi jeten Azem Hajdari liderit të dhjetorit, para selisë së PD, ka kontaktuar dëshmitarin kryesor, Zenel Nezajn ish zyrtar i lartë i SHIK të Gazidedes dhe më 12 shtator truproja i Azem Hajdarit.

Në një video të publikuar më vonë në media, shihet Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezajt, truprojës se ish
deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar 12 shtatorit 1998, ku humbi jeten Azem Hajdari dhe truproja tjeter Besim Cera

Zenel Nezaj, menjëherë pasi është intervistuar nga Berisha refuzoi të dëshmojë për prokurorinë dhe u largua jashtë vendit duke mos u paraqitur kurrë në procesin “Hajdari”

Ai përfitoi statusin e azilantit politik në Belgjikë dhe më pas është larguar në kontinentin amerikan, pavarësisht se organet ligjzbatuese shqiptare e kanë ditur dhe e dinë dhe tani vendndodhjen e tij