Gjyqtarja e hetuar dhe arrestuar nga SPAK Mimoza Margjeka do dalë sërish para gjykatës te shtunen.

Ajo akuzohet se do merrte 6 mijë euro ryshfet për të liruar një t.rafikant klandestinësh nga b.urgu.

Ndërkohë që një nga avokatët e saj mbrojtës thotë se bëhet fjalë edhe për të tjerë gjyqtarë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se avokati i saj Ilia Ilia , hodhi dyshime se ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar , në të cilin një nga familjarët e një tjetër të arrestuari shtetasit Adi Mullalli, profesor fiskulture, flet në telefon me vëllain e Oltian Balit dhe i thotë të shpejtojë pasi ai i kishte paguar shumën prej 7500 eurosh kryegjyqtarit të kësaj trupe gjyqësore dhe për këtë shkak avokati thotë se “Është aplikuar standard i dyfishtë”