Partia Demokratike e konsideron shkelje të ligjit dhe barazisë në zgjedhje faktin që në disa segmente të administratës po qarkullojnë disa formularë ku punonjësve iu kërkohet që të deklarojnë votën e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u kërkoi të gjitha degëve të PD të identifikojnë dhe të monitorojnë çdo drejtor dhe çdo nëpunës që përfshihet në presionin e paligjshëm të administratës për të siguruar vota për PS.