Nga Qamil Gjyrezi

Nëse ka qeveri që ka punuar në këta 8 vite “shkel e shko” dhe me “letra bakalli”, pa projekte, pa ligje është Rilindja e Edi Ramës. Rama vizitoi dje Shkodrën dhe Malësinë e Madhe dhe ndoqi gjithashtu punimet në Bypassi-n e Shkodrës.

Edi Rama me vizitën e tij të “fshehtë” në Shkodrër ndoqi punimet në ata pak investime që Rilindja e tij ka bërë me qëllime në qytetin e Shkodrës dhe në Bashkinë e Malsisë së Madhe. Në të vërtetë “Bypassi i Shkodrës” është investim i qeverisë së P.D.-së, i nisur në vitin 2011 si rezultat i përmbytjeve në Shkodër të viteve 2010-2011. Shumë zëra të punimeve, gërmimet, mbyshja me zhavor dhe gurë, janë kryer në vitet e qeverisjes së P.D.-së. Por me ardhjen e Rilindjes në vitin 2013, punimet në këtë segment u ndaluan me qëllim, sic u ndalua dhe u nënvleftësua i gjithë zhvillimi ekonomik në Shkodër.

Mbas vitit 2013, Shkodrën e “pllakosi varfëria” dhe diskriminimi i qeverisë së Rilindjes nën kujdesin e vecantë të Edi Ramës. Një qeveri serioze që kërkon zhvillimin intensive, nuk i ndërpret investimet me ndryshimin e qeverive. Nuk ka nevojë Edi Rama të bëjë propagandë, se ka bërë investime shtesë mbasi sic e shkruajta shumica e punëve ishte projektuar nga qeveria e P.D.-së dhe ishte kryer nga firma kontraktuese. Deklaratat e Edi Ramës, për të përmbyllur gjoja me të gjithë elementet urbanë që i mungonin totalisht projektit të mëparshëm, trotuare të gjëra, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta, janë para publike shtesë që Edi Rama kërkon ti “përvetësojë” me anë të klientëve të tij elektoral. Këta janë “lustra”, e një rruge ose e një pune publike.

Edi Rama në vitin 2013 në fushatën elektorale, fliste gjoja për “shpërdorime” nga ish-qeveria dhe se Bypassi nuk duhej të vazhdohej mbasi ishte projektuar dhe “zbatuar keq” nga qeveria e P.D.-së. Por Rama nuk gjeti asnjë shkelje dhe ndryshoi mendim dhe tashti Bypassi i Shkodrës u la për në fund te mandatit për ta përdorur vetëm për propagandë elektorale dhe për të fituar para për të blerë zgjedhjet e 2021.

Sipas bisedës me një mik Inxhinjer/arkitekt, projekti i filluar në 2011, që teknikisht kishte edhe ndonjë problem, por politikisht ishte korrekt. Mbas vitit 2013 u kthy edhe teknikisht edhe politikisht me probleme, sepse duhej të përfundonte në 2014. Kështu Rama me qëllim e shtyn përfundimin e Bypassit të Shkodrës 6 vite në 2020, për qëllime të pastra elektorale në dëm të qytetarëve të Shkodrës.

A i nevoitet Bypassi qytetit të Shkodrës dhe përse Edi Rama po e përfundon në fund të manadatit?!
Së pari Bypassi qytetit të Shkodrës është shumë i rëndësishëm, mbasi lehtëson trafikun e rënduar të hyrjes së qytetit dhe ka ndikim në zhvillimin ekonomik të Shkodrës dhe Malsisë së madhe.
Së dyti, Edi Rama ka investuar shumë pak në Shkodër dhe këta pak investime i përdor për qëlllime të pastra elektorale dhe përfitime personale.
Edi Rama erdhi në qarkun Shkodër në fshehtësi, si një akt prej “frikacaku” me mbështetjen e policisë së tij politike. Shkodra dhe Malësia e Madhe, ishin të rrethuara nga policia politike e Edi Ramës, 1500 forca policore me detyrë. Policia e Shtetit që në 2013, ka punuar si policia politike private e Edi Ramës, duke marrë urdhëra direkte sidomos në vitet elektorale 2013-2017. Edi Rama edhe për këtë punë publike, përdor përsëri gjuhën ironike, anarkike. Nëse ka qeveri të “letrave të Bakallit”, është Rilindja e Edi Ramës. Por Rama “akuzon” të tjerët me punët “shkel e shko”, që bën vetë. Rama shkruan : “Bypassi i qytetit, projektuar në 2009 me metodën e famshme të kohës “4 letra bakalli dhe 4 inaugurime tellalli”; i nisur në 2011; deklaruar i përfunduar në fushatën e 2013 (inaugurimi i katërt me daulle dhe klithma); mbetur rrugëve në gropat financiare që na u desh një mandat t’i mbushim; riprojektuar si në të gjitha rastet e tjera dhe tanimë në punë të pandërprerë për t’u përmbyllur me të gjithë elementet urbanë që i mungonin totalisht projektit të mëparshëm, trotuare të gjera, ndriçim, gjelbërim dhe korsi për biçikleta. Së shpejti përmbyllen edhe pagesat e shpronësimeve, që ishin dikur në gropën e madhe të politikës rrugore të atyre që sot duan të rikthehen për t’i rregulluar punët, duke i shkatërruar nga e para”.

I gjithë ky teatër absurd ka një skenar dhe skenarist gjuhën dhe gënjeshtat e Edi Rames dhe përdoret vetëm për propagandë elektorale.
Edi Rama në këta ditë po mundohet të mbledhë rredh vetes ata që zotërojnë paratë dhe gjoja po ndjek punimet publike në qarqe. Rama mendon se edhe këtë herë taktika e blerjes së votës do jetë efektive. Por e ka krejtësisht të kotë! Urrejtja popullore që ka shkaktuar Rilindja në këto 8 vite te qytetarët e Shkodrës dhe të Shqipërisë është e papërtypshme, pavarësisht propagandës së tij. Edi “Batalli” është në grahmat e fundit!