Ilir Beqaj, i cili së fundmi është emëruar si drejtues politik i Partisë Socialiste në Shkodër ka zhvilluar ditën e sotme disa takime në këtë qytet me strukturat e PS së.Takimi është zhvilluar në një ambient të hapur për të respektuar rregullat e Covid 19.

Gjatë një prononcimi për mediat, Beqaj ka bërë më dije se mbledhja ka qenë informuese dhe për të është një privilegj rikthimi në Shkodër.

Sa u përket ndryshimeve në qeveri, Beqaj tha se kjo është një kompetencë e kryeministrit Edi Rama.

Ndryshimet në qeveri është e drejte e kryeministrit dhe 7 muaj para zgjedhjeve nuk është e lehtë të bëhen. tha Beqaj

I pyetur në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale, Beqaj ka deklaruar se kjo është një çështje që e di presidenti, ndërkohë që ka shtuar se puna do të jetë e përqendrar në qarkun e Shkodrës, duke shtuar se do punojnë me deputetë dhe me kryetarë të bashkive.

Zgjedhjet lokale çështje që e di presidenti, zgjedhjet një ditë do të bëhen. Fillimisht puna jonë do përqendrohet në gjithë qarkun për zgjedhjet parlamentare. Kemi një boshllëk një vjeçar në punën e partisë dhe duhet të punojmë shumë. tha Beqaj.

Po ashtu Beqaj ka komentuar edhe largimin e Ditmir Bushatit, duke thënë se ai ka 14 muaj që nuk është aktiv në PS-në e Shkodrës.

Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PSnë Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS së këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim në nëse është apo jo dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër. ka thënë Beqaj.