Një apartament në katin e fundit të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi dy familjarët kanë dalë me shpejtësi

Ngjarja ka ndodhur në lagjen pranë Urës Dervishbeg

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, siç shihet në videon e Report Tv dhe dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, teksa zjarrfikësin kanë bërë luftë me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre te banesat e tjera

Video// Zjarri shkrubon banesen prane Ures Dervishbeg ne Shkoder. Zjarri ne katin e 5 te pallatit. Forcat zjarrfikese ne vendin e ngjarjes rrezikohen edhe banesa te tjera

Posted by EeTimes.al on Monday, September 7, 2020