Nenkryetarja e Partise Demokratike ne Shkoder dhe ish – kryetarja e Keshillit te Qarkut Greta Bardeli Gjoni ne 4 vjetorin e shenjterimit te Nene Terezes ka reaguar ne rrjetet sociale lidhur me paradoksin e qeverise Rama. Sipas saj qeveria investon miliona ne promovimin e Bunkart dhe Shtepise se gjetheve, ndersa harron shtepine muze ku ka jetuar familja e shenjtores shqiptare.

Reagimi:

Hipokrizia me shënjtorët përballë pasionit për persekutorët! Në përvjetorin e 4-të të shënjtërimit të Nënë Terezës, nuk mund të rri pa shprehur indinjatën që ndjej për faktin se shtëpia muze në Shkodër, ku ka jetuar familja e shenjtores Tereza është lënë në harresë dhe pa asnjë lloj promovimi nga institucionet qeveritare.


E gjej krejt të pa vend faktin që qeveria marketon me pasion dhe hedh miliona euro në “Bunkart” dhe “Shtëpi të gjetheve” të cilat janë memorie e vendeve më rënqethëse të një regjimi krìminal.

Ndërsa nuk hedhin sytë e të vendosin prioritet realizimin e një projekti serioz dhe investimi që do të promovonte atë shtëpi muze e cila duhej të ishte një vend pelegrinazhi i rëndësishëm për qindra vizitorë!
Shenjtja Terezë lutu për ne?