Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjet për të organizuar partinë socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Abcnews.al mëson detaje të reja nga mbledhja e grupit të PS që po zhvillohet pasditen e sotme në Elbasan dhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe që janë emëruar nga Edi Rama.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se kryeministri Edi Rama nga Vlora, tashmë do të zhvendoset në Durrës, ku ka spostuar ish kryebashkiakun Vangjush Dako duke marrë vetë drejtimin politik të qarkut përkohësisht

Ilir Beqjan nga Kukësi e dërgoi në Shkodër, ndërsa në vendin e tij në qarkun verilindor i besoi Safet Gjicit. Në Lezhë largohet Sandër Lleshaj si drejtues politik dhe rikthehet Lindita Nikolla, ish ministre e Arsimit.

Sa i përket Tiranës, zona që do të dalin më shumë deputetë, ka një ndarje, drejtuesi politik për bashkinë do të jetë Erion Veliaj, ndërsa për kryeqytetin në nivel qarku do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati / Abcnews.al