Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalimin përpara deputetëve socialistë në Elbasan në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar.

Rama u tha deputetëve se duhet të mendojnë akoma më shumë se çfarë duhet të bëjnë për vendin.

“Pyes veten se çfarë duhet të bëj më shumë, ashtu duhet të bëni edhe ju. Duhet të mendoni se çfarë duhet të bëni më shumë për shqiptarët dhe PS. Të dashur motra e vëllezër, koha se ça do bëjë PS për ju ka mbaruar.

Çfarë bëra unë sot për PS? Do vendosim paktin që Shqipëria do vazhdojë kthesën e fortë dhe padiskutim që për mandatin tonë të tretë Shqipërië do të jetë në mënyrë të pakthyeshme në një nivel tjetër” tha Rama

Kreu i qeverisë u shpreh i bindur për fitoren e një mandati të tretë, pasi sipas tij shqiptarët sot nuk kanë një alternativë më të mirë

Megjithatë ai shprehet se ka bindjen që Partia Socialiste mund të bëjë akoma më mirë për Shqipërinë.