Kryeministri Edi Rama është shfaqur i sigurt në marrjen e një mandati të tretë, ku tha se shqiptarët nuk kanë alternativë më të mirë.

Në fjalën e tij pas mbledhjes së Grupit të PS, Ram sulmoi dhe kundërshtarët politikë, ndërsa i quajti “humbës kronikë”

Sipas kreut të PS “ata janë një fatkeqësi jo thjeshtë për veten, por edhe për ne sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi më shumë”

“Nuk do them asgjë për kundërshtarët e dukshëm, sa më shumë të shohim nga ta, aq më pak kërkojmë nga vetja. Ata janë humbës kronikë, që më mirë se çdo gjë tjetër dinë të gjejnë rrugën e humbjes dhe ata janë një fatkeqësi jo thjeshtë për veten, por edhe për ne sepse nuk na stimulojnë të përmirësohemi më shumë, më shpejt dhe nuk stimulojë opinionin publikë të mprehë këndvështrimin mbi të gjithë ne. Duhet të shohim sa më shumë tek kundërshtarët e padukshëm, tek mërzitja, tek modalja në zgjedhja, tek zhgënjimi apo humbja e durimit të disave” u shpreh Rama.