Një shtetas italian, i identifikuar si Cristiano Trapani është kapur nga policia Kufitare në Muriqan. Ai kishte fshehur 50 kg ka.na.bis në një bombul gazi në automjetin e tij tip Ford.

Lënda nar.kotike ishte në formë çokollate dhe italiani e kishte marrë nga Shqipëria për ta dërguar drejt vendeve të Europës

Kontrolli ndaj automjetit të italianit 60 vjecar u bë pasi lindën dyshimet gjatë intervistimit. Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi, të cilat ishin të instaluara në pjesën e përparme të makinës.