Në një kohë që tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në një pikë kritike, ka folur nënpresidenti turk Fuat Oktay.

Ai u shpreh i prerë se Turqia s’do të bëjë asnjë hap prapa dhe se pritet drejtësi nga Bashkimi Europian.

“Nga BE-ja presim drejtësi. Në kuadër të kësaj drejtësie, askush të mos presë që Turqia të bëjë hap mbrapa.

Nënpresidenti Oktay tha se cilido qoftë çmimi, Turqia do ti mbrojë të drejtat e saj në çdo metër katror të saj në Mesdheun Lindor.

“E papranueshme që Greqia kërkon ti zgjerojë ujërat territorialë me 12 milje. Nëse kjo nuk është shkas lufte, çfarë është ? Fatkeqësisht, Evropa, lëre që nuk është në anën e Turqisë dhe interesave tona, por nuk mbajmë mend të mos ketë reaguar” tha Otkay