Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 4 viktima nga koronavirusi, duke çuar në 275 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 84 raste të reja me COVID19 ndërsa 97 qytetarë e kanë fituar “betejën” me koronavirusin.

Ndërkohë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu sipas Ministrisë bëhet me dije se në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes