Fatlinda Thaçi është një violiniste shqiptare me karrierë në Itali. Ajo është rikthyer së fundmi në vendlindje për të realizuar amanetin e të ëmës së ndjerë.

Nënë Myzieni, e ëma e Fatlindës ndërroi jetë pak kohë më parë dhe si amanet kishte lënë që vajza e saj të luante me violinë tek varri pasi të ndërronte jetë.

Fatlinda ka luajtur me violinë në varrin e saj, foto të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social “Facebook” ku ka marrë shumë like dhe komente./abcnews.al