Shqipëria ka një natyrë të mrekullueshme dhe nuk mungojnë, malet, pyjet, vija bregdetare. Por shpesh herë janë vetë njerëzit që bëhen shkak për dëmtimin e natyrës dhe shkatërrimin e saj.

Një ndër shkaqet kryesore është shpyllëzimi që iu bëhet maleve nga të gjitha llojet e pemëve. Një denoncim lidhur me këtë gjë vjen në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i fshatit Lëpushë të krahinës së Kelmendit.

Ai shprehet se po priten në masë, ahe, lisa, pisha shekullore të cilat duan të paktën 100 vjet për tu rritur.

Ai ndjen keqardhje për këtë fenomen ndërsa bën thirrje ndaj autoriteteve dhe qytetarëve që të kenë kujdes dhe pushtetarët të veprojnë.

Banori i fshatit Lëpushë kritikon qeveritarët dhe madje ironizon këta të fundit duke deklaruar se ndërsa ata vazhdojnë pushimet, shqiptatër mas.akrojnë pyjet shekullore të cilat është shumë e vështirë të rifitohen.

Ndërsa bën thirrje për bashkëfshatarët e tij që nëse kanë nevojë për dru zjarri të drejtohent tek pemët më të reja në moshë dhe mos shka.tërrojnë në këtë mënyrë natyrën shqiptare.

Mesazhi:

Ndersa pushtetaret tane bejne pushime shqiptaret mas.ak.rojne malin presin peme shekullore qe duhen 80 deri ne 100 vite te pakten te rriten. Date 23 Gusht në fshatin Lepushë krahina e Kelmendit. Prerja e aheve mbi 80 vjeçar asht kri.m kundër jetës dhe natyrës Shqiptare. Kush ka nevoje për dru zjarri të rralloje malin duke pre aty ku duhet pa cënuar, ahet, lisat, pajat, pishat shekullore.