Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur sot per here te pare për çështjen e kufirit detar me Greqinë duke thënë se do i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

Shqiptarët duhet të jenë të sigurtë që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën. Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe Këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona, tha Meta nga Vlora.

Presidenti Meta ishte në ceremoninë në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë, ku ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur dhe u pyet mbi marrëveshjen detare Shqipëri Greqi.