Ndue Preka, i bërë personazh tashmë në Shqipëri pas sherrit të femrave për të, ka goditur sërish.

Shkodrani më i famshëm për momentin, ndonëse ligjërisht nuk i është komunikuar asnjë akuzë për pamjet e dhunshme ku e dashura e tij dhunon një tjetër vajzë, se kishte kryer marrëdhënie me Prekën, është fotografuar tek Kisha e Laçit, e njohur si Kisha e “Shna Ndout”

Ai shfaqet në foto gati i gjunjëzuar duke u lutur në Kishën e e Laçit. Me sa duket personazh më i përfolur i ditëve të fundit, është besimtar i krishterë dhe një rit i tillë nënkupton kërkesën drejtuar perëndisë apo Shenjtëve për ti falur mëkatet.

A është mëkatar Noja? Natyrisht që të gjithë mëkatojmë, por nuk është kjo pyetja më thelbësore e momentit për personazhin në fjalë. Shumë nga ne mbase duan të dinë se për cilin mëkat po lutet ai që ti falet